Prangosen aktivistë të AAK-së të cilët po realizonin aksion simbolik kundër heqjes së taksës

12:21 | 02 Mars 2020

Policia e Kosovës ka prangosur disa aktivistë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo ka ndodhur gjatë kohës sa ata ishin duke realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, e cila ka thënë se e dënon ashpër një veprim të tillë.

Sot gjatë ditës, aktivistë të AAK-së kanë vendosur para Qeverisë një arkivol me disa nga premtimet e kryeministrit Albin Kurti.

Komento: