Prangosen dy ish-zyrtarë të gjendjes civile, njëri në Komunën e Prishtinës e tjetri në të Fushë Kosovës

13:36 | 22 Qershor 2021

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka bërë arrestimin e dy ish-zyrtarëve të gjendjes civile, tani të pensionuar. Njëri ish-punonjës në Komunën e Prishtinës e tjetri në Komunën e Fushë Kosovës.

Të njëjtit dyshohen se në kundërshtim me ligjet dhe aktet nënligjore, pa u vërtetuar dhe verifikuar, i kanë regjistruar në sistemin kompjuterik të gjendjes civile personat e dyshuar. Të cilët kanë arritur të pajisën me dokumente identifikuese të Republikës së Kosovës, si leternjoftimë dhe pasaporta, me të dhëna të pavërteta, transmeton gazeta express.

Disa nga të dyshuarit, kanë aplikuar për viza në ambasadën Britanike në Tiranë.

Dy ish-zyrtarëve të gjendjes civile u është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

Komento: