Prangosen dy persona për vjedhje të rënda në treg

09:57 | 27 Nëntor 2022

Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në treg.

Dy persona janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimet për vjedhje të rënda në tregun e qytetit.

Ata dyshohet se kanë vjedhur veshmbathje, bateri nga dy kamionë, si dhe një radio nga një veturë.

Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komento: