Gjashtë femra janë prangosur në qytetin e Pejës.
Me datën 14.04.2019 rreth orës 00:10 është zbatuar plani operativ në disa lokale në zonën e komunës së Pejës, njësitet policore të Stacionit Policor në Pejë, nënstacioni policor në Vitomiricë, Njësiti për reagim të shpejtë, të përkrahur edhe nga hetimet kundër prostitucionit, kanë ndërmarrë veprime operacionale, në bashkëpunim të plotë edhe me inspektorët komunalë, të cilët kanë inspektuar lokalet të cilat dyshohej se nuk i përmbushnin obligimet ligjore për veprimtari që kryenin.
Njoftimi i Policisë së Kosovës:
Plani është realizuar nga ora 00:10 e deri në ora 03:30 të datë 14.04.2019, me ç’rast gjatë këtij aksioni, nën asistimin policor janë bastisur 10 (dhjetë) lokale, dhe nga inspektorët komunal janë shqiptuar 7 (shtatë) gjoba për mos respektim të orarit të punës dhe dokumentacion jo të rregullt, janë kontrolluar të gjithë personat që ishin prezent në lokalet e bastisura.
Gjatë këtij operacioni po ashtu janë kontrolluar dhe verifikuar dhjetëra automjete, ndërsa 6 (gjashtë) persona janë sjellë në stacionin policor Pejë. Nga këta persona 4 (katër) të gjinisë femërore shtetase të Shqipërisë të cilat pas verifikimit nga hetimet kundër prostitucionit janë liruar, janë iniciuar 2 (dy) raste për veprën penale ‘Mbajtje ne pronësi, ne kontroll, posedim te pa autorizuar te armës‘, dhe ‘ posedim i narkotikeve‘.
Me urdhër të prokurorit të shtetit përsoni i dyshuar është dërguar në ndalim policor, për të vazhduar me procedura të metutjeshme.