Arrestohen katër persona për rrahjen e një tjetri.
Policia ka arrestuar katër persona pasi dyshohen se e kanë sulmuar një tjetër fizikisht.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ky rast kishte qarkulluar edhe në media me anë të disa videove.
Të arrestuarit janë L. M. i lindur më 2003, T.M. i lindur më 2005, S. B. i lindur më 2007, si dhe E. A. i lindur më 2008.
Pas intervistimit, me urdhër prokurorit kompetent tre të dyshuarit e parë iu është caktuar masa e ndalimit, përderisa i dyshuari i katërt i mitur është liruar në procedurë të rregullt.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, parandalimit të rasteve kriminale dhe arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar.