Prangoset 24 vjeçarja, përdori kartë të rreme të vaksinimit

09:19 | 02 September 2021

Arrestohet 24 vjeçarja, përdori kartë të rreme të vaksinimit.

Një grua nga Illinios që nuk di si të shqiptojë ‘Moderna’ u arrestua pasi përdori një kartë të rreme vaksinimi ndaj COVID-19 për të shkuar në Hawaii për pushime, tha policia.

Chloe Mrozak, 24 vjeçare, ngriti dyshime në aeroport kur ajo paraqiti kartën false kur mbërriti në Oahu, të hënën e kaluar, transmeton Klankosova.tv.

Në kartën e vaksinimit të saj, ‘Moderna’ ishte shkruar gabimisht në ‘Maderna’.

Gjithsesi, Mrozak udhëtoi drejt Hawaii ku edhe u verifikua testi i udhëtarëve në hyrje. Ligji shtetëror kërkon që vizitorët ose të japin dëshmi të vaksinimit ose provë të një testi negativ të COVID jo më të vjetër se 72 orë para mbërritjes në shtet.

Zyrtarët ishin në gjendje të konfirmonin se nuk kishte rezerva në hotel nën emrin e saj dhe hetuesit vazhduan të shikonin kartën e saj të dyshuar të vaksinimit të rreme gjatë gjithë udhëtimit të saj.

Një agjent special i ngarkuar me hetimin kontaktoi zyrtarët në Delaware dhe nuk gjeti asnjë regjistrim të vaksinimit të saj.

Komento: