30-vjeçari nga Suedia arrestohet në Fushë Kosovë dhe dërgohet në vuajtje të dënimit.
V.D, 30 vjeçar nga Suedia është dërguar në vuajtje të dënimit për veprën penale ‘vjedhje të rëndë’.
Policia ka njoftuar se 30-vjeçari është arrestuar nga zyrtarë të stacionit policor të Fushë Kosovës, të cilët kanë qenë duke u marrë me një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike në një lokal.
Pas verifikimit të personit të dyshuar, në të dhënat zyrtare i njëjti ka rezultuar se kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar, për veprën vjedhje e rëndë.