Prangoset “Banda e Londrës”, të përfshirë 12 shqiptarë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Prangoset “Banda e Londrës”, të përfshirë 12 shqiptarë

19:35 | 15 Korrik 2019

Është prangosur “Banda e Londrës”, ku të përfshirë kanë qenë 12 shqiptarë.

“My London” ka publikuar ditën e sotme një artikull, rreth bandës, ku 12 pjesëtarët e saj ishin shqiptarë, të cilët trafikonin kokainë në Londër.

Janë vënë nën pranga 12 anëtarë të “bandës së krimit të organizuar në shkallë të gjerë”, përgjegjëse për furnizimin e qytetit të Londrës me kokainë.

Policia e qytetit të Londrës thotë, se “kanë ndërprerë” aktivitetet e bandës, të cilët kishin një sistem të shpërndarjes së “korrierëve” dhe “kontrolluesve”, të cilët dërgonin drogën tek punëtorët, në Londër.

Policia ka qenë nënë hetim të kësaj bande për tetë muaj, dhe arriti të vërë nën pranga tetë prej korrierëve, dy kontrollorë si dhe dy persona të tjerë të implikuar.

25-vjeçari Erdi Nezaj, u prangosën nga policia dhe u integrua nga shërbimet e emigracionit.

Në total, policia konfiskoi 1,2 kg drogë, të një vlere prej rreth 144,000 paund, si dhe 20,000 paund, para kesh. Gjithashtu janë konfiskuar dy telefona që i përkisnin dy kontrollorëve.

Detektivi Lee Johnson, i cili drejtoi operacionin tha se:

“Shumë individë që shpërndajnë drogë në kryeqytet janë njerëz të rinj që po shfrytëzohen. Shumë njerëz nuk e kuptojnë, por paratë nga shitja e drogës mund të përdoren për të financuar vepra të tjera të rënda kriminale.”

“Ky operacion ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm, arrestimi dhe dënimi i këtyre individëve tregon një mesazh të fortë, si për njerëzit që vijnë në qytet për të shitur drogë, ashtu edhe për ata që e blejnë dhe konsumojnë”, ka shtuar ai.

Komento: