Prangoset burri i njërës prej infermiereve të suspenduara në qendrën e të moshuarve në Pejë, kërcënoi stafin

20:02 | 02 November 2022

Arrestohet burri i njërës prej infermiereve të suspenduara në qendrën e të moshuarve në Pejë, kërcënoi stafin.

Videot e siguruara nga RTV Dukagjini tregojnë Policinë e Kosovës duke shoqëruar një person I cili është një familjar I njërës nga të suspenduarat. I njëjti kishte kërcënuar stafin.

Videot tregojnë Policinë e Kosovës duke arrestuar një person I cili është bashkëshorti I njërës prej infermiereve të ë suspenduara.

Ai është arrestuar pasi dyshohet që e ka kërcënuar pronarin e kësaj qendre, Anton Rasaj.

I njëjti kishte kërcënuar stafin dhe më vonë, ishte shoqëruar në polici për kanosje.

Ndryshe, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shtëpi të moshuarve në Pejë.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, shihet se si disa punonjëse të kësaj shtëpie kanë sulmuar fizikisht një grua të moshuar, derisa njëra prej tyre është treguar e pamëshirshme duke e goditur me shuplaka vazhdimisht.

Komento: