Prangoset edhe i dyshuari i dytë, që tentoi t’i fus në veturë dy të mitura në Istog

17:32 | 12 Shtator 2022

Sulmet seksuale janë shtuar shumë.

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshimtë për ngacmim seksual në Istog.

“Më datë 09. shtator 2022 rreth orës 21:40, Stacioni Policor Istog është njoftuar se në fshatin Serbobran – Istog dy persona kanë tentuar që ti mashtrojnë dhe ti fusin në një veturë dy femra (të mitura) por viktimat kishin arritur që te largohen nga aty”.

Policia me të marrë informatën ka dalë në vendngjarje, ku ka kontaktuar me viktimat të cilat janë intervistuar në prezencën e prindërve, punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, si dhe avokatit.

Po ashtu është arritur që menjëherë të arrestohet njëri nga të dyshuarit e rastit, ku pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kurse sot, Policia ka arritur që të arrestojë të dyshuarin kryesor të rastit dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është në proces nga njësitet e hetimeve në stacionin policor në Istog.

Komento: