Edhe një kosovar është prangosur nga autoritetet e policisë kufitare të Serbisë.
Mësohet se i njëjti ishte nisur për në Francë me një linjë autobusësh ku pas kalimit të pikës kufitare Dheu i Bardhë, njësitet policore kufitare serbe e kanë vë në pranga A.P 46 vjeçar nga Pozharani.
Burime të të afërta me familjen e 46 vjeçarit, kanë thënë se A.P është prangosur për një vepër të vitit 2007, ”kur një i panjohur i ka dhënë atij copëza hekuri, të cilat do dilnin të jenë të këmbanës së një kishe”.
Sipas familjarëve për një vepër të tillë 46 vjeçari kishte përfunduar edhe një proces gjyqësor gjatë vitit 2007, por tani nuk kanë dijeni se si një vepër e tillë e A.P ka përfunduar në dosjet e Serbisë./klankosova