
Arrestohet edhe një person për vjedhjen e trotinetëve në Pejë.
Edhe një person është arrestuar dje në Pejë për vjedhje të trotinetëve elektrikë.
Policia njofton se atij i është sekuestruar një trotinet dhe i është kthyer pronarit legjitim.
“Vjedhje e rëndë | Rr. Dërvish Rozhaja, Pejë 10.08.2022 -21:20. Lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari i tretë mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur. Tek dy dëshmitar janë gjetur dhe konfiskuar dy trotinetë elektrik të cilët pohojnë se i kanë blerë nga të dyshuarit të cilët janë arrestuar ditë më parë. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
