Edhe një zyrtare policore është prangosur sot në Zubin Potok.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve sot në orët e pasdites kanë prangosur edhe një zyrtare policore në Zubin Potok, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Prangosja e sotshme i të dyshuarës (zyrtare policore e policisë kufitare me inicialet B.T) është vazhdimësi e operacionit të djeshëm që u zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në disa lokacione në veri të vendit dhe më gjerë.
Tutje thuhet se operacionit të djeshëm dhe prangosjet të sotshëm i ka paraprirë një hetim disa mujor i IPK-së dhe PK-së i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, i cili ka rezultuar me dyshimin e bazuar të përfshirjes së disa zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve në; “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kri-minal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar” etj.
Me këtë prangosje numri i zyrtarëve policorë të arrestuar nga ky aksion shkon në 20.