Prangoset edhe Rrahim Hashimi, i akuzuari për rastin e ‘Sekserëve’

13:02 | 20 May 2019

Një aksion i madh i Policisë së Kosovës është zhvilluar në orët e para të mëngjesit, me ç’rast janë prangosur disa perona.

Në mesin e personave që janë vënë në pranga është edhe Rrahim Hashimi.

Burimet e portalit ORAinfo brenda policisë kanë treguar se është Rrahim Hashimi është prangosur në shtëpinë e tij në një fshat të Vushtrrisë.

Hashimi dyshohet se kishte ndërmjetësuar dhënien e parave me fajde në rastin e njohur të “Sekserëve”, bashkë me Emin Beqirin, ish-shefi i krimeve ekonomike.

Duhet përkujtuar që mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës prangosi edhe Ismet Osmani (Currin), Ilir Bojkun dhe Mentor Maqanin.

Drejtoria për Krime Ekonomike realizoi këtë aksion pasi të njëjtit po hetohen për 2.5 milionë euro.

Komento: