Prangoset gjakovari, vodhi telefon në një mobil-shop

09:35 | 07 Maj 2022

Arrestohet gjakovari, vodhi telefon në një mobil-shop.

Është arrestuar një person në Gjakovë, pasi i njëjti vodhi një telefon në një mobile-shop.

Ai e kishte marrë një telefon dhe kishte ikur pa paguar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në Mobi-Shopin e ankuesit e kishte marrë një telefon dhe kishte ikur pa e bërë pagesën.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Komento: