Prangoset gjilanasi, kanosi nënën dhe gruan e tij

13:30 | 14 April 2019

Një person është prangosur në Gjilan, pasi është raportuar se ka kryer dhunë në familje.

I dyshuari sipas policisë ka kanosur nënën dhe gruan e tij.

“Gjatë kontrollimit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendimin e prokurorit, i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, vetëm në muajin janar dhe shkurt të këtij viti janë evidentuar 213 raste të dhunës në familje.

Komento: