Prangosët hajni i QKUK-së, ja kush është ai

19:38 | 16 October 2019

Është prangosur hajni i QKUK-së.

Hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë sot kanë prangosur një person i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në 28 raste të vjedhjeve të cilat kanë ndodhur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Rastin ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot hetuesit policor të stacionit jugu në Prishtinë, të angazhuar në një plan operativ, ne nivel stacioni, kanë arritur që të identifikojnë dhe të prangosë një person të dyshuar, (mashkull) i cili dyshohet se është i përfshirë në disa raste të vjedhjeve të ndodhura në reparte të ndryshme të QKUK-së (28 raste te vjedhjeve)”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se 29-vjeçari i prangosur është dërguar në mbajtje.

“Gjatë veprimeve hetimore dhe ndërlidhjes së fakteve nga ana e hetuesve policor është arritur të gjendet dhe sekuestrohet një automjet Citroen i cili është dërguar për ekzaminim. Personi i dyshuar G. E 29 vjeçar, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, theksoi Ahmeti.

Komento: