Arrestohet i dyshuari për vrasjen që ndodhi vitin e kaluar në Mitrovicë.
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin A.B., 30-vjeçar, i cili ishte në kërkim për bashkëkryerje në veprën penale “Vrasje e rëndë”, që kishte ndodhur me 10 korrik 2021 në Mitrovicën jugore.
Sipas njoftimit të policisë, 30-vjeçari i dyshuar ishte shpallur kohë më parë në kërkim policor, ndërsa u arrestua sot në Vushtrri.
“I dyshuari kohë më parë, është shpallur në kërkim policor si i dyshuar për bashkryerje në veprën penale ’’Vrasje e rëndë”, e ndodhur më datën 10 korrik 2021, në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën e Jugut, ku si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit ka vdekur viktima D. S., i moshës 49 vjeçar, ndërsa i plagosur kishte mbetur edhe një person tjetër”, thuhet në komunikatën e policisë.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
30-vjeçari i dyshuar ishte shpallur në kërkim së bashku me një person tjetër për vrasjen që kishte ndodhur më 10 korrik të vitit të kaluar në rrugën “Evlia Qelebia” në Mitrovicën jugore.
“Me datën 10 korrik 2021, në ora 00:20, policia në Mitrovicën e Jugut, ka pranuar informatën për të shtëna me arme zjarri në rrugën ‘Evlia Qelebia’. Me të pranuar informatën, në vendin e ngjarjes me urgjencë kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes është kuptuar se si pasojë e të shtënave me armë zjarri, dy persona ishin plagosur të cilët me urgjencë janë dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicë, më pas janë dërguar në QKUK- Prishtinë. Ndërsa rreth orës 02:00, nga autoritetet spitalore është raportuar se njëri nga të plagosurit, viktima D. S., 49 vjeçar, si pasojë e plagëve ka vdekur, ndërsa i plagosuri tjetër viktima J. S., 52 vjeçar, mbetet në tretman të mëtejmë mjekësor. Pas ekzaminimeve të kryera në vendin e ngjarjes, hetuesit e krim-teknikës si prova materiale kanë gjetur katër (4) gëzhoja dhe një predhë të plumbit si dëshmi materiale që ndërlidhen me rastin”, thuhej në njoftimin e policisë më 10 korrik 2021.
Nga hetimet dhe dyshimet e ngritura, policia kishte shpallur në kërkim dy persona të dyshuar