Prangoset inspektori i rrejshëm, e kërcënoi me 11 mijë euro gjobë një lokal në Kamenicë

11:12 | 23 January 2021

Arrestohet inspektori i rrejshëm, e kërcënoi me 11 mijë euro gjobë një lokal në Kamenicë.

Raportohet se në fshatin Rrogoqicë të Kamenicës është arrestuari një person pasi që i njëjti tek një biznes është prezantuar si inspektor i nivelit qendror.

Kësisoj, ai nga pronarja e biznesit, femër shtetase e Shqipërisë, ka kërkuar 400 € nën pretekstin për t’i rregulluar dokumentacionin në të kundërtën ai së bashku me kolegët e t’i do t’i shqiptojë gjobë prej 11,000 (njëmbëdhjete mirë) €.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

Komento: