Prangoset ish-këshilltari i Trump, dyshohet se keqpërdori paratë për ndërtimin e murit SHBA-Meksikë

17:20 | 20 Gusht 2020

Ish-këshilltari i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon, u arrestua nga policia pasi akuzohet për keqpërdorim të parave, për sa i përket fushatës që kishe për detyrë mbledhjen e të hollave për ndërtimin e murit SHBA-Meksikë.

Sipas medieve të huaja, përcjell telegrafi, Departamenti i Drejtësisë potencoi se Bannon dhe tre të tjerë mashtruan rreth qindra mijëra donatorë.

Fushata “Do ta ndërtojmë murin”, thuhet se mblodhi 25 milionë dollarë.

Ndërkohë, autoritetet deklarojnë se Bannon i pranoi më shumë se 1 milion dollarë, disa prej të cilave i shfrytëzoi për shpenzime personale.

Komento: