Prangoset katër persona të dyshuar për trafikim me njerëz

21:11 | 30 Gusht 2021

Arrestohen katër persona të dyshuar për trafikim me njerëz.

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona mbi dyshimet për përfshirje në trafikim me njerëz.

“Ky operacion policor ka vazhduar edhe sot me datë 30.08.2021, me ç’rast është identifikuar dhe arrestuar edhe personi i dyshuar i katërt nën dyshimin e kryerjes së veprave të njëjta penale. Lidhur me këtë rast janë identifikuar dy viktima të trafikimit të cilave i’u është ofruar mbrojtje dhe strehim i sigurt dhe po trajtohen në bazë të procedurave të parapara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Personat e dyshuar me vendim të prokurorëve kompetent janë dërguar në mbajtje.

Komento: