Prangoset kryetari i Komunës së Ulqinit dhe disa zyrtarë shqiptarë

11:10 | 18 Janar 2021

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq.

Gazetari Simon Shkreli raporton se në pranga kanë rënë edhe katër punonjës të tjerë të administratës.

Personat e tjerë të arrestuar janë Sead Osmanović, Sekretari i Sekretariatit për Financa të Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal të Partisë Demokratike të Socialistëve Ulqin, Mustafa Gorana, Sekretar i Sekretariatit për Shërbime Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit, Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit,Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Bëhet me dije se kryekomunari i Ulqinit po hetohet për punësime partiake.

Komento: