Prangoset mbi dhjetë persona, përfshirë policë në aksionin e Policisë në Karaçevë

22:05 | 18 Shtator 2020

Aksioni i Policisë në Karaçevë, prangosen mbi dhjetë persona, përfshirë policë.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës po zhvillon një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Cak i goditjes janë kazinotë të cilat që një kohë të gjatë ushtrojnë veprimtarinë ilegale.

Deri në këto momente raportohet për mbi dhjetë të prangosur, derisa operacioni është duke vijuar.

Mësohet se në mesin e të prangosurve janë edhe shumë zyrtarë të policisë së Kosovës.

Komento: