Prangoset në Ferizaj 37-vjeçari i kërkuar nga policia

08:55 | 30 Mars 2022

Arrestohet në Ferizaj 37-vjeçari i kërkuar nga policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 14:00 në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj kanë ndaluar personin me inicialet M.I (M/K), 37 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Mashtrim dhe shpërdorim i pasurisë së huaj” me dënim burgimi prej tridhjetë e pesë (35) ditëve.

“I njëjti më pas është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: