Prangoset zyrtari kosovar.
Autoritetet e Serbisë e kanë arrestuar Marjan Gjokajn, zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Sipas Pacollit, Gjokaj është prangosur derisa po kthehej në Kosovë
Pacolli e ka dënuar këtë veprim të autoriteteve të Serbisë dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.
“Frikësimi dhe provokimet ndaj zyrtarëve të Kosovës qe udhetojnë në Serbi nga aparati i sigurisë se Serbisë është një kujtim i mentalitetit të viteve ’90 në Beograd sot”, ka shkruar Pacolli.