
Arrestohet në Suedi i dyshuari për privim nga jeta të prindërve në Prizren.
Institucionet e drejtësisë më në fund kanë arritur që t’i bien në gjurmë djalit të vogël të famljes Hadri, i cili po kërkohet për privim nga jeta të prindërve të tij, Durim dhe Suada Hadrit. Ai është arrestuar sot nga autoritetet suedeze.
Lajmin për Express e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prizrenit.
“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin se sot me datë 03.03.2020 është arrestuar A.H., i dyshuar për vr.asjen e prindërve të tij në lagjen “Ortakoll” në Prizren. I njëjti, është arrestuar në Suedi nga autoritetet suedeze, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore në Prizren”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në bazë të Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar, dhe do të paraqesë kërkesë për ekstradim”
Vr.asja e çiftit që jetonte në Stokholm dhe kishte shtetësi suedeze, ishte bërë lajm në mediat e këtij shteti.
Policia suedeze kishte thënë se është e përfshirë në hetime.
“Siç ndodh zakonisht për ngjarje që ndodhin jashtë vendit, janë autoritetet lokale që merren me hetimet paraprake. Policia suedeze është duke ndihmuar në këtë rast”, kishte thënë zëdhënësja Nadia Jaber.
Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Linn Duvhammar, kishte deklaruar se Qeveria suedeze është në dijeni të ngjarjes.