Prangoset nga Policia pasi tentoi të vidhte para nga një bankomat në Prishtinë

12:00 | 12 Mars 2021

Arrestohet nga Policia pasi tentoi të vidhte para nga një bankomat në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një burrë i dyshuar i cili përmes pajisjeve të modifikuara ka tentuar të vjedhë paratë nga një bankomat i një banke në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë rasti ka ndodhur dje në Prishtinë, rreth orës 05:00.

Tutje policia sqaron se nga i dyshuari në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: dy USB, një tastiere kompjuteri, një pajisje e modifikuar për qasje të pa autorizuar në bankomat, vegla të ndryshme pune për mundësimin e qasjes në bankomat, dorëza, shirit ngjitës, para të gatshme 185 euro, 80 franga Zvicerane, 100 krona Çeke dhe kartela bankare.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Komento: