Prangoset Nikolla Gruevski, pritet ekstradimi i tij në Maqedoninë e Veriut

11:47 | 27 June 2019

Është prangosur ish kryeministri i Maqedonisë së Veriut në arrati Nikolla Gruevski.

Ajo sot ishte në proces gjyqësor në Budapest, ku pritet që të vendoset për ekstradimin e tij.

Mediat hungareze kanë publikuar fotografinë dhe videon e tij.

Ajo që ka shkaktuar më së shumti vëmendje është pamja e ish kryeministrit, i cili ishte paraqitur me kapelë dhe syza të diellit, i cili nuk i ka hequr gjatë tërë kohës sa ka qëndruar në gjykatë.

Ai kishte mbuluar duart e tij me një sako, ndërsa mendohet se në duar ka pasur pranga.

Gruevski ndiqet penalisht nga Prokuroria Speciale Publike për disa skandale, ndërsa është i dënuar me bu rg për rastin “Tanku”, blerjen e Mercedesit luksoz. Ai akuzohet në disa lëndë tjera të PSP-së.

Para disa muajve, Gruevski u arratis nga Maqedonia dhe kërkoi azil në Hungari.

Komento: