Prangoset një 34-vjeçar në Tiranë, në dyqanin e tij u gjetën 21 telefona të kontrabanduar

14:22 | 15 Tetor 2022

Arrestohet një 34-vjeçar në Tiranë, në dyqanin e tij u gjetën 21 telefona të kontrabanduar.

Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet për kontrabandë me telefona në dyqanin e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e tij, janë gjetur 21 telefona të llojeve të ndryshme, të cilët dyshohet se janë të kontrabanduar, shkruan TCH, transmeton Klankosova.

Tutje, bëhet e ditur se materialet i kanë kaluar prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento: