Prangoset një 39-vjeçar në Ferizaj për armëmbajtje pa leje

18:40 | 21 Prill 2023

Arrestohet një 39-vjeçar në Ferizaj për armëmbajtje pa leje.

Policët e stacionit në Ferizaj, sot rreth orës 02:30 të mëngjesit në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, gjatë patrullimit kanë ndaluar personin me iniciale B.T, i moshës 39-vjeçar.

Gjatë kontrollimit të tij, i është gjetur një armë zjarri (pistoletë), dy karikatorë me 11 fishekë, të cilat më pas i janë konfiskuar.

“I dyshuari B.T është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘Armëmbajtje pa leje’”.

Komento: