Prangoset një i dyshuar për plagosjen në Gjakovë

22:26 | 09 Mars 2022

Arrestohet një i dyshuar për plagosjen në Gjakovë.

Është arrestuar personi i dyshuar lidhur me një plagosje që ka ndodhur sot në Komunën e Gjakovës.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30 në rrugën “Yll Morina”.

“I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërkohë që policia ka arrestuar një të dyshuar në lidhje me rastin”, ka thënë Gjurkaj.

Komento: