Prangoset një ofiqar në Prishtinë, u mundësoi disa personave të krijojnë identitet të dyfishtë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Prangoset një ofiqar në Prishtinë, u mundësoi disa personave të krijojnë identitet të dyfishtë

15:01 | 05 Korrik 2022

Arrestohet një ofiqar në Prishtinë, u mundësoi disa personave të krijojnë identitet të dyfishtë.

Sot është arrestuar ofiqari i Zyrës Lokale në Dardani, nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “Falsifikim i dokumentit”.

Përmes një komunikate për media, Policia ka njoftuar se i dyshuari është R.M, i moshës 64-vjeçare.

Policia ka thënë se veprat penale dyshohet se janë konsumuar kur i dyshuari ka regjistruar persona pa bërë verifikimin se a plotësohen kriteret për regjistrim duke bërë që disa nga të regjistruarit të krijojnë identitet të dyfishtë (identitet të Kosovës dhe një shteti fqinj).

Hetuesit kanë kryer edhe kontrollë në shtëpinë e tij, ku kanë gjetur: një telefon celular, 60 fishekë të kalibrit 7.62 mm, një karikator i armës, dokumente të ndryshme, certifikata, vërtetime të regjistrimit, foto të librave amzë dhe dokumente të tjera të personave të ndryshëm.

Komento: