Para pak ditëve ka ndodhur një vjedhje tragjike në Shtime.
Policia e Kosovës e ka prangosur një person si i dyshuar për grabitjen në Shtime ku mbeti pa jetë një person.
Këtë për lajmi e ka konfirmuar edhe major Mehmet Ali Hajdini nga Policia e Ferizajt.
Ai ka thënë se hetuesit e policisë kanë kryer disa bastisje në Prishtinë e Pejë.
Deri më tani është prangosur një person si i dyshuar për rastin.
“Hetuesit e Policisë Rajonale të Ferizajt kanë kryer disa bastisje në Prishtinë e Pejë. Deri më tani është arrestuar një person si i dyshuar për grabitjen në Shtime. I njëjti është sjellë në Ferizaj”, ka thënë Hajdini.
Kujtojmë se në rastin e lartëpërmendur të vjedhjes në Shtime, mbeti i vdekur njëri nga grabitësit.
Të arrestuar për këtë janë dy pronarët e Shtëpisë që dyshohet se rrahën për vdekje grabitësin që kishte hyrë për të vjedhur në shtëpinë e tyre.