Prangoset një person i kërkuar në Ferizaj

13:33 | 20 Shtator 2022

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj.

Një person i moshës 46-vjeçare i cili ishte në kërkim të policisë, është arrestuar të hënën rreth orës 10:00 në fshatin Dardani të Ferizajt.

I dyshuari me iniciale S.G ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë mbrojtëse në vendin e punës” me dënim burgimi prej 180 ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Komento: