Arrestohet një person në Ferizaj, rrahu bashkëshorten e tij 63-vjeçare.
Një person është arrestuar këtë të mërkurë në Varosh të Ferizajt, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje.
Policia njofton se i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje i ka shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij.
Siç bëhet e ditur, i dyshuari është R.J 69-vjeçar, ndërsa viktima është 63-vjeçare me inicialet M.J.
“Sot, në ora 13:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Varosh të Ferizajt ishte një rast i dhunës në familje”, thuhet në komunikatën për media.
“Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin R.J (M/K) i moshës 69 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje i kishte shkaktuar lëndime trupore bashkëshortes së tij M.J (F/K) e moshës 63 vjeçare”.
Tutje, thuhet se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
Ndërsa, rasti është cilësuar “Dhunë në familje dhe lëndim trupor”.