Prangoset një person në Pejë, policia sekuestron armë dhe fishekë

09:35 | 10 Qershor 2026
prangoset-nje-person-ne-peje,-policia-sekuestron-arme-dhe-fisheke

Policia ka sekuestruar tri pushkë, një karikator dhe 250 fishekë pas një incidenti të raportuar në Pejë.

Lidhur me rastin një person është prangosur nën dyshimin për veprat penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës” dhe “sulm”.

Sipas policisë,  rasti ka ndodhur të martën, rreth orës 14:10, kur Stacioni Policor në Pejë ka pranuar një informacion nga një qytetar se një person po kërkonte ndihmë në rrugën “Ramiz Gjema”.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë takuar viktimën dhe të dyshuarin. Viktima ka deklaruar se kishte pasur mosmarrëveshje me të dyshuarin.

Komento: