Prangoset një person në Vushtrri, ushtronte ilegalisht lojërat e fatit

16:39 | 24 November 2019

Vazhdon ushtrimi i veprimtarisë “Lojëra fati”.

Një person është prangosur në Vushtrri nën dyshimin se i njëjti po merret me veprimtari të kundërligjshme “Lojëra fati”.

Njësitë policore kanë kontrolluar në një bodrum të një ndërtese dhe aty kanë vërejtur se po zhvillohen lojëra të fatit si dhe gara me qen.

Nga aty janë konfiskuar përkohësisht disa pajisje elektronike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti hetohet në procedurë të rregullt

Komento: