Aksidenti fatal në Merdarë, prangoset një person.
Më 29 korrik ka vdekur B. S. 39 vjeçar si pasojë e një aksidenti të rëndë në rrugën Prishtinë –Podujevë, saktësisht në fshatin Merdare.
Dje policia ka prangosur personin e dyshuar për këtë aksident ku i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet ne mbajtje.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe 8 persona të tjerë.
Policia ka njoftuar se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit “Passat” me targa gjermane dhe vetura e tipit “Audi 80” me targa të Kosovës.