Prangoset pejani, e shiti veturën që e kishte marrë me qira

09:53 | 06 Janar 2022

Arrestohet pejani, e shiti veturën që e kishte marrë me qira.

Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti e shiti veturën që e kishte marrë me qira.

Policia në raportin 24 orësh ka thënë se personi në fjalë, veprën e kishte kryer në bashkëpunim me një të dyshuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër i cili është në arrati kanë shitur veturën e viktimës mashkull kosovar të cilën e kishin marr me qira”, thuhet në raport.

Tutje, policia ka bërë të ditur se pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Komento: