Prangoset prishtinasja, ja çka gjeti policia në çantën e saj

11:52 | 20 Shkurt 2020

Një femër u arrestua dje në Prishtinë pasi që policia i gjeti armë dhe substancë narkotike.

Policia ka treguar se pas pranimit të një informate se një person i gjinisë femërore posedon një armë në dorë, ka ndërmarr veprimet e menjëhershme duke e ndaluar dhe arrestuar të dyshuarën.

Gjatë kontrollit në çantën e saj është gjetur një qese e cila dyshohet me substancë narkotike.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Komento: