Arrestohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Kukësit.
Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme ditën e sotme nën akuzën e korrupsionit pasiv e aktiv.
Urdhri për masën e arrestit me burg është lëshuar nga Gjykata e Posaçme dhe është ekzekutuar me urdhër të SPAK.
Gjici u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ish kryebashkiaku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij të bashkisë.
Pas publikimit të skandalit, qeveria shkarkoi Gjicin nga posti i kreut të bashkisë të Kukësit.