Prangoset sekseri i vizave në Deçan

11:31 | 04 Janar 2021

Është arrestuar një person për mashtrim, me 2 janar të këtij viti, në Deçan.

I dyshuari në vitin 2017, katër personave u kishte marrë nga 1,500 euro, duke ju premtuar se do t’ju rregullonte viza të punës në Gjermani.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

Komento: