Prangoset shoferi që goditi për vdekje një këmbësore në Komoran

23:12 | 15 Tetor 2022

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje një këmbësore në Komoran

Drejtuesi i automjetit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me fatalitet që ndodhi pasditen e kësaj të shtune te vendi i njohur si “Kroni i Mbretit” është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, i dyshuari mashkull kosovar 44-vjet, është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, tha Krasniqi.

Komento: