Prangoset ylli i Chelsea

23:57 | 17 May 2020

Vihet në pranga Callum Hudson-Odoi.

Sulmuesi i Chelsea, Callum Hudson-Odoi, është prangosur në mëngjesin e ditës së diel, pasi kishte shkelur rregullat e bllokimit.

Sipas asaj që raportojnë mediet në Angli, 19 vjeçari kishte shkelur rregullat e bllokimit në orën 4 të mëngjesit, duke takuar një modele që e kishte njohur në internet.

Hudson Odoi i cili ka pasur koronavirus, thuhet se i ka kërkuar modeles që ta vizitojë në shtëpinë e tij, duke u veshur vetëm me të brendshme.

Anësori i Chelseas dhe modelja kanë shkëmbyer mesazhe filtruese, që lë të kuptohet se janë argëtuar së bashku.

Talenti anglez i ka dërguar asaj një makinë që ta shoqërojë drejt udhëtimit në shtëpinë e tij në perëndim të Londrës.

Por, takimi i tyre duket se nuk shkoi mirë, pasi modelja më vonë ka telefonuar policinë dhe një ambulancë.

Sipas raportit të policisë, gruaja është dërguar në spital, ndërsa burri i prangosur në vend ngjarje, është ndalur në polici.

Komento: