Prangosja e zyrtarit kosvoar, Pacolli i shkruan letër Mogherinit

10:57 | 27 May 2019

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka shkruar letër përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherinit.

Këtë letër Pacolli e ka shkruar pasi dje autoritetet e Serbisë kanë prangosur Marjan Gjokajn, i cili është zyrtar i Administratës Tatimore të Kosovës.

Përmes kësaj letre, Pacolli i ka shprehur Mogherinit shqetësimin lidhur me arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe.

Postimi i plotë i Pacollit:

Unë i kam shkruar sot, për të disatën herë, Federica Mogherinit Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme për të shprehur shqetësimin e thellë të Republikës së Kosovës për arrestimin dhe kërcënimin e vazhdueshëm të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe në kundërshtim me marrëveshjen e lëvizjes së lirë dhe të drejtat e tyre themelore . Unë i bëj thirrje BE-së që të ndërhyjë dhe të ndalojë këto veprime nga Beogradi. Kosova është e gatshme të marrë masa për të reaguar dhe për të mbrojtur qytetarët e saj të të gjitha përkatësive etnike dhe fetare.

Komento: