Për shkak të zhvillimeve të fundit, prani e shtuar e policisë në urën mbi Ibër.
Sot në Veri të Kosovës ka pasuar disa incidente. Pikërisht kjo ka qenë arsyeja që në orët e pasdites disa forca policore janë parë duke qarkulluar në pjesën veriore të vendit.
Atje sot gjatë ditës zyrtarët e KQZ’së janë penguar të hyjnë në zyrat e tyre që është konfirmuar edhe nga KQZ.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Petar Petkoviq, drejtor i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë.
Sipas tij “Kosova po dëshiron të imponojë zgjedhjet në Veri”.
T7 ka siguruar video nga vendi i ngjarjes, ku shihet një rritje policore në pjesën veriore.