Pranimi i Asociacionit nga Kurti/ Arifi: Po e lëpin atë që pshtyu me vite

17:44 | 30 Tetor 2023
pranimi-i-asociacionit-nga-kurti/-arifi:-po-e-lepin-ate-qe-pshtyu-me-vite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me liderët evropianë në Bruksel, ka thënë se është i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjeve me Serbinë, e cila garanton zbatimin e tyre, që përfshinë edhe draftin evropian për Asociacionin.

Ish-shefi i delegacionit kosovar për bisedime me Serbinë, Avni Arifi thotë se ky ishte një veprim i mençur i Kurtit.

“Veprim i mençur i tij në interes të Kosovës. Një Asociacion i bazuar në premisa konsultative nuk i bën dëm Kosovës, por mund të jetë në shërbim të avancimit të pozicionit të komuniteteve në Kosovë”, u shpreh Arifi.

Statuti nuk është bërë ende publik.

Megjithatë, Arifi, tregon se si duhet të jetë ai.

“Konsultativ. Pa kompetenca ekzekutive, jo nivel i tretë i pushtetit”, u shpreh shkurt Arifi.

Ai akuzoi Kurtin se po e lëpin atë që deri dje e pështyu.

“Nuk e besoj se i është shkatërruar karriera Albin Kurtit. E vërtetë që Albini poe ”lëpin atë që ka pshtyrë me vite”, por një pjesë e madhe e elektoratit e don Albinin se ka qasje filozofike në të folir, ska lidhje me UÇK dhe ju pëlqen si tip”, theksoi Arifi.

Në fund ai pati këtë përgjigje kur u pyet nëse BE duhet t`i bëjë presion Serbisë për ta njohur Kosovën.

“Jo vec inters i Kosovës, por edhe i BE është paqja permanente ne Ballkan e ajo nuk do të arrihet kurrë pa njohjen nga 5 vendet e Be e pastaj edhe njohjen reciproke”, u shpreh Arifi.

Komento: