Pranogset komandanti i policisë në Zubin Potok, serbët bllokojnë rrugën

08:57 | 28 May 2019

Njësia Speciale e Kosovës po zhvillon një aksion të madh sot në veri të Kosovës.

Në këtë aksion janë prangosur disa persona nga komuniteti serbë, ndërsa është plagosur edhe një polic.

Gjatë aksionit që po zhvillohet në veri të vendit, sipas burimeve, është prangosur edhe komandanti i Policisë së Kosovës në Zubin Potok, i cili është i nacionalitetit serb.

Mirëpo, rreth 100 banorë serbë janë tubuar dhe kanë bllokuar magjistralen drejt Mitrovicës duke e bërë të pamundur transportimin e tij.

Rruga është bllokuar me automjete dhe kamionë.

Ndryshe, në lidhje me këtë ngjarje tashmë kanë reaguar zyrtarët më të lartë të vendit, por dhe të Serbisë.

Komento: