Pranoi dy gola qesharake në debutimin e tij, trajneri i Nottingam merr këtë vendim për Muriç

11:45 | 11 Gusht 2019

Arijanet Muric ka marrë një lajm të mirë nga trajneri i ekipt të tij.

Trajneri i Nottingham Forest, Sabri Lamouchi, ka dhënë një lajm fantastik për portierin e kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric.

Pas ndeshjes së parë të Nottingham, kur Muric pësoi dy gola, ai u kritikua shumë se gaboi në të dy rastet, por duket se kështu nuk mendon trajneri.

Lamouchi ka thënë se nuk ka asnjë dilemë lidhur me problemin se kush është portieri i parë i skuadrës, duke parë Aron si të palëvizshëm nga pozita e titullarit.

“Është shumë e qartë dhe e thjeshtë, Aro është numri 1. Ai ka potencial të madh” ka thënë trajneri, transmeton lajm.

Aro pësoi gol edhe në ndeshjen e fundit, kundër Leeds United, ku skuadra e tij luajti baras 1:1.

Komento: