Pranon se dëshmoi në Speciale për privimin nga jeta të babait, mësohet se ҫka tha për UÇK-në

21:15 | 28 Korrik 2020

E pranon së dëshmoi në Gjykatë Speciale për privimin e babait të tij, ja çfarë tha për UÇK-në.

Drejtori i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, shpalosi disa detaje rreth asaj se çfarë u tha prokurorëve të specializuar, ku ishte ftuar si dëshmitar.

Ai në Hagë ishte ftuar në Hagë më 12 shkurt si dëshmitar rreth një komunikate të UCK-së ku përmendej privimi i babait të tij.

“Në atë dëshmi timen i kemi sqaruar të gjitha çështjet që UÇK-ja nuk ka pasur kurrfarë dore në këtë çështje”, tha ai.

Sheholli tha se raportet e tij me UCK-në kanë qenë shembullore derisa shtoi se ka bashkëpunuar edhe me Shërbimin Informativ të Kosovës.

Sipas Shehollit shteti serb vazhdon të rekrutojë njerëz për kirjimin e një klime të përshtatshme për Ascoacionin e Komunave Serbe.

Ndërkaq, thotë se duke njohur raportet e Kosovës me Serbinë, sivjet nuk mund të ketë asnjë marrëveshje.

Komento: